12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Fjalët pozitive, edukojnë fëmijë të aftë

Më të lexuarat

Dr. Mustafa Ebu Sad

Nuk janë vetëm vlerësimi dhe lëvdatat, apo ndrydhja e ndjenjave të fëmijës, ato që përcaktojnë nivelin e besimit të fëmijës tek vetja. Ka rrugë dhe metododa të tjera, me anë të të cilave ne programojmë fëmijët tanë, ku më të rëndësishmen unë do të veçoja mënyrën si u japim udhëzimet dhe urdhërat. Kjo, duke bërë përzgjedhjen pozitive ose negative të fjalëve.

Ne të rriturit, i orientojmë sjelljet dhe ndjenjat tona, me anë të të folurës me veten, pra me bisedat që zhvillohen brenda kokës tonë. Secili prej nesh, bisedon me veten, si p.sh: “Më duhet të mos harroj të bëj sigurimin e makinës”, “Oh sa e çuditshme! Paskam harruar portofolin! Kam filluar të harroj shumë kohët e fundit…”

Psikologët janë habitur nga dallimet e mëdha mes të folurit me vete tek njerëzit e lumtur dhe të folurit me vete tek njerëzit e dëshpruar dhe të pakënaqur nga ana tjetër.

Të folurit me vete, është një çështje e cila mësohet direkt nga prindërit ose mësuesit.

Prandaj, ti si prind ke rastin më të mirë për t’i ofruar fëmijës tënd performancën më pozitive të mundshme, të cilën ai e përfton dhe adopton për të formuar një karakter të guximshëm dhe të qetë.

Fëmijët, e mësojnë spontanisht mënyrën si të organizohen dhe si të udhëzojnë. Këtë ata e bëjnë duke parë dhe ndjekur mënyrën e të folurit të prindërve teksa u japim udhëzimet dhe orientimet e duhura. Prandaj, është shumë e dobishme që kjo t’ju jepet në formën e duhur.

Për shembull, ne mund t’u themi fëmijëve para se t’i nisim për në shkollë: “Pash Zotin, mos bëj shamatë sot me asnjë në shkollë!” Por mund t’u themi edhe kështu: “Dua që sot të kalosh një ditë të bukur në shkollë! Luaj vetëm me shokët dhe fëmijët të cilët i don!”

Fakulteti i mjekësisë në Kaliforni, në vitin 1986 thoshte: “Që nga lindja deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, fëmija merr nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë mesazhe negative. Kjo, kundrejt vetëm gjashqind mesazheve pozitive!!”

Në rreshtat e mëposhtëm, do të përmendim njëzet e dy shprehje të cilat konsiderohen si më negativet me të cilat një i pjekur dhe i rritur, mund t’i drejtohet një fëmije:

– Ti nuk bën për asgjë dhe kurrë nuk do të rregullohesh.

– Ah sa do të doja mos të të kisha lindur më mirë.

– Si mund të jesh kaq idiot?

– Je i padobishëm.

– Nuk mund të të duroj.

– Nëse nuk përmirësohesh, do të të çoj në shtëpinë e riedukimit.

– Kurrë nuk do të arrish të bëhesh student universiteti.

– Ti gënjen.

– Ti nuk e bën dot atë kurrë.

– Përse nuk shikon vëllanë dhe motrën tënde?

– Ti je trashaluq dhe i shëmtuar.

– Ti ke një personalitet të keq, që nuk i përshtatet veçse një tipi idiot si puna jote.

– Ne duhet t’i shohim fëmijët, por jo t’i dëgjojmë.

– Ti duhet të jesh i lumtur, pasi janë vitet më të bukura të jetës tënde.

– Sikur të mos ishe ti, unë dhe nëna jote nuk do të kërkonim divorcin.

– Gruan e parë të babait tënd, e donim më shumë se ç’duam nënën tënde. Sa do të donim që ai të mos ishte martuar kurrë me nënën tënde.

– Nëse e bën atë gjë, ti nuk je më fëmija im.

– Bëj siç të them dhe mos bëj siç bëj unë.

– Përse të jesh ti fëmija im, mes gjithë këtyre njerëzve?!

– Ti je më i shkurtëri në klasë, prandaj e dorëzon fletën i fundit.

– Na vjen keq që nuk luajte me ne, pasi dëshironim ta fitojmë këtë ndeshje.

– Të dua, por…!

Fjalë të tilla janë shumë të ashpra, të cilat mund të thuhen në raste gjaknxehtësie. Fjalë të tilla depërtojnë në zemrën e fëmijës dhe jetojnë brenda tij gjatë gjithë jetës. Prandaj, ne duhet të mendohemi mirë, para se të flasim.

Tridhjetë shprehjet më të dobishme që një i rritur mund t’i drejtojë një fëmije:

– Të dua.

– Si je?

– Ti je njeri i mirë.

– Ti mund të bësh gjithçka nëse vendos ta bësh.

– Ti je shumë i zgjuar.

– Unë jam shumë i lumtur që Zoti më ka dhënë një fëmijë si ty.

– Je shumë i talentuar.

– Kur të vendosësh të bësh diçka, duhet t’a çosh deri në fund.

– Ti je njësh.

– Ti meriton përgëzimet e mia, sepse e meriton.

– Ti mund të shkosh, dhe unë nuk do të ndihem merakosem pasi besoj në aftësitë e tua.

– Je i bukur.

– Ti kontribon shumë për këtë familje.

– Ti je i shkëlqyeshëm në…

– Unë të dua kështu siç je.

– Si ndihesh karshi kësaj çështjeje? Çfarë mendimi ke?

– Unë të vlerësoj shumë dhe kam respekt të madh.

– Ti je më i përgjegjshëm se shumë të rritur të cilët i njoh.

– Ti do të arrish t’i realizosh të gjithë ëndrrat e tua, falë personalitetit tënd të mrekullueshëm.

– Ke bërë diçka të mrekullueshme, gjë që më bën krenar.

– Mua më bëhet qejfi, pasi tashmë mund të mbështetem tek ti.

– Unë dhe nëna jote të kemi dashur që në çastet e para që ke lindur dhe kjo dashuri do të vazhdojë gjithë jetën.

– Supet e tua mbajnë një kokë dhe një tru të madh.

– Ti ke dhunti të pakufizuara.

– Unë kam besim tek ti.

– Të shoqërohesh me ty, është e këndshme.

– Ti më pëlqen shumë.

– Puna jote e palodhur, i ka dhënë frutat.

– Unë të vlerësoj dhe çmoj.

– Unë ndihem i privilegjuar që të njoha.

Tetë gjëra duhen kujtuar sa herë që themi “Të dua”:

1 – Është fjala më e rëndësishme të cilën duhet të kujtohesh dhe t’ia thuash fëmijës tënd. Këtë fjalë duhet t’ia thuash në mënyrë të përsëritur. Nuk ka përse t’i thuash: “Po unë të kam thënë në vitin 1994 që të dua?!”

Kjo fjalë, nuk duhet të jetë e rrallë si vizita tek dentisti, e cila bëhet një herë ose dy në vit.

2 – Kije parasysh se fjala “Të dua” ka dallim të madh nga ndenja e dashurisë e cila konkretizohet në vepra, si (përkujdesja për fëmijën, sigurimi i nevojave, larja e rrobave etj…). Fëmijët duhet ta ndjejnë dashurinë e prindërve në forma të ndryshme, ku hyn dhe fjala “Të dua”.

3 – Mos prit që fëmija të ta kthejë “Edhe unë të dua”. Ti duhet t’ia shprehësh që e don, i shtyrë nga kjo ndjenjë që të vlon nga brenda.

4 – Shmang çdo lidhje mes fjalës “Të dua” dhe ndonjë sjellje të fëmijës. Mos i thuaj “Të dua kur…”. Fjala “Të dua” nuk ka nevojë për pjesë të tjera ligjërate dhe nuk ka përse të kushtëzohet.

5 – Nëse e ke të vështirë t’i thuash “Të dua” shkruaje në një letër dhe vendosja tek jastëku i tij personal. Një nënë që e kishte të vështirë t’i thoshte “Të dua” fëmijës së saj, fillimisht u mësua duke i thënë një kafshe shtëpiake, pastaj arriti t’ia thotë dhe fëmijës.

6 – Ta pasosh fjalën “Të dua” me pjesësën “Por” e bën atë të dyshimtë. Mos e përdor fjalën “Të dua” thjesht për të krijuar një ambient të pranueshëm dhe më pas të shtrosh një çështje e cila të vendos përballë fëmijës. Ti vetëm mund të kërkosh një mënyrë të sjellurit që dëshiron, ose që nuk e dëshiron.

7 – Fjalët “Të dua” janë shumë private dhe intime ndonjëherë. Kur thuhen në prezencën e shokëve të fëmijës, mund t’i vërë të pranishmit në siklet, sidomos në disa etapa moshore të caktuara.Gjithësesi, kjo është relative.

Përktheu: Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit