16.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

59 policë të arrestuar për ryshfet, 30 qytetarë ndiqen për mito

Më të lexuarat

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në një konferencë të jashtëzakonshme ka treguar për arrestimin e 59 zyrtarëve policorë të dyshuar për përfitim të ryshfetit gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti ka thënë se hetimet rreth kësaj çështjeje kanë zgjatur 4 muaj, dhe pas këtyre muajve hetim është marrë vendimi për ta.

“Pas informatave se disa pjesëtarë të Policisë po marrin ryshfet nga qytetarët, Prokuroria e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit kanë ndërmarrë hetime prej 4 muajve. Sot janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 59 zyrtarë. Të njëjtit janë ndalur, si dhe është kërkuar suspendimi i tyre nga puna”, ka thënë kryeshefi Mehmeti, shkruan Express.

Ai tregoi se edhe për nacionaliteti e Policëve të arrestuar.

“35 prej tyre janë shqiptarë, 23 serb si dhe 1 boshnjak”, tha ai, duke shtuar tutje se IPK do të deponoi në Prokurorinë e Shtetit kallëzim penal për të gjithë policët e arrestuar dhe, po ashtu, ndaj 30 qytetarëve që dyshohet se dhanë ryshfetin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit