Jo legjendat greke, por Beteja e Bedrit ndryshoi rrjedhën e historisë përfundimisht me vetëm 313 burra

Më të lexuarat

Në vitin 480 para erës sonë, treqind luftëtarë nga Mbretëria e Spartës së Greqisë thyen një ushtri gjigante, që përbëhej prej pesëdhjetë mijë luftëtarësh persë, të cilët ishin nisur për të pushtuar tokat greke. Ndonëse në këtë betejë, e cila u zhvillua në luginën e Termopilëve në brigjet e Greqisë, ranë dëshmorë të gjithë luftëtarët grekë, ende sot e kësaj dite populli grek e përkujton trimërinë dhe heroizmin e tyre! Komandanti i këtij legjioni vetëflijues, Leonidha, ende sot e kësaj dite nderohet si hero kombëtar në Greqi. Edhe pse populli grek e ka ekzagjeruar këtë tregim dhe e ka përzier me legjenda të lashta greke, përsëri unë i jap të drejtë atyre në nderimin e heronjve të vet, të cilët thyen sulmin e ushtrisë gjigante perse. (Ndonëse shifrat e cituara mbi numrin e ushtrisë perse në këtë betejë janë të ekzagjeruar nga ana historike).

Nga ana tjetër, është e vërtetuar historikisht se një mijë vjet pas ngjarjes së lartpërmendur u shfaqën 313 burra, të cilët triumfuan në një betejë vendimtare në historinë e njerëzimit, që ndryshoi hartën e botës përgjithmonë! Falë këtij triumfi ata arritën që të shpartallojnë njëherë e përgjithmonë Perandorinë Persiane dhe pas saj Perandorinë e Madhe Romake! Vetëm 314 burra arritën të ndryshojnë rrjedhën e historisë në një betejë njerëzore të pavdekshme, e cila shënoi ndarjen midis së vërtetës dhe të kotës deri në ditën e fundit! Këtë betejë Allahu e ka cilësuar në Librin e Tij si dita e ndarjes midis së vërtetës dhe të kotës. Mund të themi, pa e tepruar, se kjo ishte beteja më madhështore që kishte parë ndonjëherë njerëzimi përgjatë gjithë kohërave! Dhe se këta kalorës, ishin kalorësit më të mëdhenj që kanë ekzistuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për Betejën e madhe të Bedrit, heronjtë e së cilës morën titullin “Luftëtarët e Bedrit”.

/Xhihad Turbani – 100 Kolosët e botës Islame që ndryshuan rrjedhesn e historisë/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit