14.7 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

30 kryetarë komunash, 552 premtime: 105 u përmbushën, më së shumti nga Hani i Elezit e Deçani

Më të lexuarat

Nga 552 premtime të 30 kryetarëve të komunave, 105 u përmbushën – më së shumti nga Hani i Elezit, Deçani e Malisheva Instituti GAP ka organizuar “Shkallën e realizimit të premtimeve parazgjedhore nga kryetarët e komunave gjatë vitit të parë të mandatit qeverisës”, ku paraqitet ecuria e realizimit të premtimeve të dhëna nga ana e kryetareve të komunave gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit lokale. Nga 552 premtime të dhëna nga 30 kryetarë të komunave, rezulton se plotësisht të përmbushura janë 105 premtime; 56 premtime janë përmbushur pjesërisht, ndërsa akoma të papërmbushura rezultojnë 390 premtime zgjedhore. Matja e realizimit të premtimeve është bërë nëpërmjet ngritjes së një platforme të veçantë elektronike dhe publike e cila vlerëson punën për secilën komunë. Përveç në sferën e premtimeve zgjedhore, platforma ofron të dhëna statistikore në fushën e shpenzimeve të buxhetit, të hyrave komunale, numrin e të punësuarve nga listat komunale, numrin e bizneseve sipas funksioneve që kryejnë (përfshirë edhe trendin e bizneseve të reja dhe atyre të shuara), çështjet sociale nëpër komuna (ku përfshihen numri i familjeve nën asistencën sociale), si dhe numrin e personave pa strehim. Statistikat ofrojnë të dhëna edhe për sferën e urbanizimit, ku përfshihet përqindja e zonave që mbulohen me plane rregulluese, përqindja e rrugëve lokale që pastrohen gjate sezoneve, përqindja e vendbanimeve që janë finalizuar me rrjet të kanalizimit, ujësjellësit dhe rrugëve të asfaltuara, numri i parkingjeve publike, si dhe përqindja e pagesës se ujit dhe mbeturinave – sipas komunave. Agron Demi (GAP) gjatë konferencës ka paraqitur të dhënat e detajuara në lidhje me ecurinë e përmbushjes se premtimeve për vitin e parë të mandatit nga ana e Kryetareve të komunave. “Nga gjithsej 552 premtime të dhëna nga ana e kryetareve të komunave, 95 janë dhëna nga sfera e infrastrukturës; 93 u takojnë politikave publike; 71 në fushën e arsimit; 47 në fushën e bujqësisë; 67 u takojnë shërbimeve publike; 55 zhvillimit ekonomik; 27 shëndetësisë; 24 në sport; 25 sociale; 18 kulturë; katër për ambient; shtatë në arkeologji; katër për investime të huaja dhe 15 premtime janë dhënë në fushën e turizmit”, ka pohuar Demi. Ky i fundit ka specifikuar se gjatë vlerësimit të bërë ka dalë në pah se përqindja me e madhe e premtimeve të realizuara janë nga sfera e infrastrukturës, arsimit dhe bujqësisë. “Nga 105 premtimet e realizuara gjatë vitit të parë të mandatit, rezulton se 27 premtime janë përmbushur nga fusha e politikave publike; 23 në infrastrukturë; 13 në arsim; 14 në bujqësi; tetë në shërbime publike; gjashtë në zhvillim ekonomik; tri në shëndetësi; dy në sport; pesë në sociale; nga dy premtime janë përmbushur në kulturë dhe arkeologji dhe një në turizëm”, ka potencuar Demi. Ndërkaq, Bekim Salihu (GAP) ka prezantuar për secilën komunë nivelin e përmbushjes se premtimeve zgjedhore. Nga vlerësimi njëvjeçar i bëre rezulton se numrin më të madh të premtimeve zgjedhore e ka përmbushur Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Deçanit. “Komuna e Hanit të Elezit – 33% të premtimeve të përmbushura; Komuna e Deçanit – 31%; Malisheva – 30%; Prishtina – 30%; Mitrovica – 29%; Graçanica – 27%; Drenasi – 26%; Podujeva – 26%; Ferizaj – 23%; Kaçaniku dhe Shtërpca nga 22%; Skenderaj – 21%; Vushtrria – 20%; Rahoveci – 20%; Gjakova, Obiliqi dhe Gjilani nivelin e përmbushjes se premtimeve aktualisht e kanë në 18%; Shtime – 17%; Fushë Kosova, Lipjani, Novobërda dhe Peja me nga 16%; Vitia, Dragashi, Kamenica dhe Istogu me nga 15%; Klina – 13%; Suhareka – 8%; Prizreni – 6%; dhe Juniku – 4%”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit