11.9 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

28 vite i kaloi në shkrimin e librit të tij “100 të pavdekshmit” kur i mblodhi në Londër për tu treguar personalitetin më të madh masa mbeti e habitur

Më të lexuarat

✍ 28 vite i kaloi në shkrimin e librit të tij “100 të pavdekshmit” dhe kur e përfundoi, i njoftoi njerëzit dhe i mblodhi ata në një podium në Londër për tu treguar personalitetin më të madh që ka njohur historia.
– Të pranishmit mundoheshin ta ndërprisnin duke ngritur zërin në shenjë proteste me qëllim që të mos e vazhdonte fjalën e tij, në të cilën tha:
✨Ky burrë u ngrit në një fshat të vogël atje larg në Mekë, ku u tha njerëzve: Unë jam i dërguari i Zotit tek ju! Kam ardhur që të plotësoj moralet e larta. Atij i besuan 4 njerëz: Gruaja e tij, shoku dhe dy fëmijë.
Më pas Majkëll Hart vazhdon duke thënë: Tani, pasiqë kanë kaluar 1400 vite numri i muslimanëve i kalon një milliard e gjysëm dhe çdo ditë numri i tyre veç sa shtohet.
– Ai nuk mund të jetë gënjeshtarë, sepse nuk mund të ketë gënjeshtër që reziston 1400 vite! Gjithashtu është e pamundur për cilindo që të mashtrojë një milliard e gjysëm njerëz.
✨Më pas tha: Edhe diçka do ju thoja: Edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë ekzistojnë miliona muslimanë që janë të gatshëm të flijojnë veten e tyre kur flitet një fjalë që cënon profetin e tyre. A ekziston qoftë dhe një i krishterë apo hebre që mund të flijohet për shkak të profetit të tij apo qoftë dhe për Zotin e tij?!
✨Vërtet ai është personaliteti më i madh që ka njohur historia! Ai ishte Muhamedi.
– Pas këtyre fjalëve, në sallë mbretëroi një heshtje hijerëndë, në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë personalitet, për zotëriun e bijve të Ademit (paqja dhe nderimet e Zotit qofshin mbi të)!

📚 Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit