13 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

15 gjërat të cilat ndihmojnë mësimin përmedësh:

Më të lexuarat

Gjërat të cilat ndihmojnë mësimin përmedësh:

1. Të punuarit me të. Thotë Veki’u: “Kush dëshiron nxënien përmendësh të haditheve, atëherë le të punoj sipas porosive të tyre!”
2. Devotshmëria ndaj Allahut!
3. Mos-konsumimi i ushqimeve që përmbajn acide.
4. Konsumimi i rrushit të thatë.
5. Përdorimi i temjanit të idhët, me kusht që mos të përdoret në masë të shtuar. – Ai që e përdorë shumë, bëhet me vesvese. Në këtë rast, gjërat ndryshojnë sepse vesveset shkaktojnë harresë dhe bën që gjërat të përzihen.
6. Përdorimi i xhenxhefilit; – me kusht që të mos përdoret në masë të shtuar, sepse kjo ia humb njeriut humorin dhe ia rëndon gjendjen.
7. Përsëritja.
8. Leximi.
9. Ndeja me ata që merren me dije, të cilet dallohen me mbamendje.
10. Të diktohet koha dhe vendi i përshtatshëm. / Siç thotë el-Khatiib në ‘el-Fekihu uel-Mutefekkih’: “… nuk është e përshtatshme që njeriu të mësoj përskaj ndonjë rrjedhe të ujit, e as në ndonjë vend të theksuar nga bimësia e tepërt, ngase kjo e shpërqendron.
11. Të qëndruarit larg problemeve.
12. Kujdesi ndaj shëndetit.
13. Konsumimi i mjaltit. Me të vërtetë ai është ilaç me ndikim të menjëhershëm.
14. Qumështi i freskët.
15. Të qëndruarit larg mëkateve.

Gjërat të cilat e dobësojnë mbajtjen në mend:

1. Përdorimi i koriandrës, ngase efekti anësor i saj është: e shton dozën e harresës.
2. Gjumi i tepërt.
3. Gjumi pas sabahut.
4. Ushqimi i shumtë.
5. Përdorimi i uthullës.
6. Ngrënia e pemëve të shtypura. (reçele të ndryshme dhe pasta).
Burimi: Shejkh Mukbili në “El-Fetaua el-Hadithijeh” 2/165.
U.Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit