6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

14 të fshehtat e agjentëve të Shërbimit Sekret

Më të lexuarat

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara është një organizatë e mbushur me mistere dhe shumë të panjohura.

Kjo organizatë është formuar që në kohën e presidentit Abraham Lincoln, si një agjenci shtetërore për mbrojtjen e rendit kombëtar dhe presidentit të SHBA-ve.

Por cilat janë disa nga të fshehtat e këtyre njerëzve misteriozë me kostume të errëta?

Agjentët e Shërbimit Sekret udhëtojnë me çanta në të cilat mbajnë gjakun e Presidentit

Një numër i vogël i agjentëve sekretë janë të ngarkuar dhe të specializuar për të ruajtur sigurinë e presidentit dhe janë përgjegjës për të marrë të gjitha masat e nevojshme në arsye urgjencash. Këta agjentë quhen ndryshe “ilaçi 10-minutësh” dhe kujdesen që t’i japin Presidentit ndihmën e shpejtë mjekësore 10 minutat e para në rast urgjencash, derisa të vijë një ndihmë e specializuar mjekësore.

Agjentët e Shërbimit Sekret kujdesen që Presidenti të mos jetë asnjëherë vetëm, madje as në tualet

“Presidenti nuk është asnjëherë vetëm.” Ky është parimi që i shoqëron agjentët në çdo moment të ditës. Ata janë gjithmonë aty kur Presidenti është në zyrë, tek mjeku, kudo madje dhe në tualet

Intervistojnë çdo vrasës potencial të mundshëm.

Agjentët e Shërbimit Sekret kanë përgjegjësinë të identifikojnë çdo person që mund të përbëjë rrezik për Presidentin . Në momentin që ata e nuhasin këtë gjë, janë të detyruar të investigojnë çdo aspekt të jetës së atij apo asaj që konsiderohet se mund t’i shkaktojë dëm Presidentit.

Kjo quhet “inteligjencë mbrojtëse” dhe përfshin investigimin e miqve, familjarëve, fqinjëve, kolegëve të çdo personi që agjentët e konsiderojnë të rrezikshëm apo të dëmshëm për Presidentin.

Agjentët e Shërbimit Sekret mund të mbrojnë këdo

Presidentët dhe zëvendës- Presidentet nuk kanë të drejtë ta refuzojnë Shërbimin Sekret pasi ata marrin detyrën, megjithatë nga ana tjetër, këta agjentë kanë dhe detyra të tjera. Besojeni ose jo, ata në përditshmërinë e tyre shoqërojnë fëmijët në shkollë dhe rrinë jashtë klasës derisa mbaron ora e mësimit.

Filmojnë Presidentin në rast se ndodh diçka.

Agjentët janë gjithmonë në gatishmëri, deri aty sa filmojnë Presidentin gjatë aktiviteteve të tij në rast se ndodh diçka e paparashikuar. Me anë të filmimeve ata arrijnë të zbulojnë detaje dhe të shohin konkretisht çfarë ndodh në raste rreziku dhe ngjarje të papritura.

Ushqimi që i serviret Presidentit është nën vëzhgim të vazhdueshëm.

“ Nëse Presidentit i serviret proshutë , nuk do të arrijë asnjëherë tek presidenti”

Kjo shprehje qarkullon së tepërmi në Shtëpinë e Bardhë, dukë qenë se ushqimi që gatuhet nga shefat për vaktet e Presidentit vëzhgohet në mënyrë të vazhdueshme nga agjentët, të cilët sigurohen se askush nuk po shton asnjë lloj helmi apo substance arseniku tek ushqimi.

Hotelet i urrejnë Agjentët e Shërbimit

Kur Presidenti udhëton, agjentët sekretë janë në kulmin e aktivitetit të tyre. Hotelet, të cilët i presin bëhen një objekt kontrollit të rreptë, duke u cilësuar si mjedise të pasigurta. Agjentët kontrollojnë çdo kat poshtë apo sipër suitës së Presidentit, ashensorët madje dhe vetë stafin.

Ata kanë një mënyrë për t’ju ndjekur dhe ndodhet tek sirtari i tryezës suaj të punës.

Kur Shtëpia e Bardhë merr një korrespondencë shqetësuese ose kërcënuese të shkruar me dorë, agjentët kanë një mënyrë për të ngushtuar kërkimin e tyre në gjetjen e autorit. Shërbimi Sekret, duke punuar së bashku me prodhuesit e bojës, mban një bazë të dhënash të gjerë të “etiketave” të dallueshme të bojës, me të cilat mund të identifikohen markat dhe vendi ku është shitur.

“Mikpritja” është ndoshta pjesa më stresuese për agjentët sekretë.

Asnjë detyrë tjetër nuk është aq stresuese për ta sesa përshëndetjet presidenciale të improvizuara me shtetasit privatë që qëndrojnë matanë zonave të kufizuara. Është e paimagjinueshme se çfarë mund të shkaktojë një turmë e dalë jashtë kontrollit. Syze e errëta që agjentët mbajnë, shërbejnë për identifikimin e çdo subjekti të dyshimtë, pa rënë në sy dhe për t’u mbrojtur nga objekte apo lëngje të ndryshme që mund të hidhen drejt tyre.

Agjentët tentojnë të zgjedhin vazhdimisht hobe të reja.

Duke qenë se Presidenti nuk është asnjëherë pa një grup shoqërues, agjentët sekretë tentojnë që të mësojnë hobe të reja. Ja për shembull, Presidenti Clinton ishte një vrapues i rregullt dhe nuk dilte asnjë ditë të vetme nga rutina, gjë që i detyronte agjentët e tij të ishin në formë shumë të mirë fizike për ta shoqëruar.

Nuk ka asnjë betim për të dhënën jetën për Presidentin.

Pavarësisht fjalëve të thëna, Agjentët e Shërbimit Sekret asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë betim për të dhënë jetën ë tyre për Presidentin edhe pse përpiqen me çdo mënyrë të mundshme për ta shmangur këtë situatë.

Limuzina e tyre është ashtu siç e keni parë në filmat e James Bond.

Ndoshta jo të gjithë e dinë këtë fakt, por limuzina e Presidentit është shumë mirë e pajisur më sistem anti-plumb, mekanizma kundër rënies së gomave dhe agjentët janë të specializuar në drejtimin e saj. Ata duhet të jenë të përgatitur për të marrë kthesa 180 gradë në raste të bllokimit të rrugëve apo shpërthimeve të papritura.

Qëllohen me plumba falsë.

Për të qënë të përgatitur ndaj çdo situate, agjentët sekretë kalojnë në seanca specifike trajnimi, ku qëllohen me plumba falsë ose plastikë, të cilët janë të padëmshëm dhe lënë shenja shumë të vogla në lëkurë.

Kurrë mos u kërkoni Agjentivë të Shërbimit Sekret t’ju mbajnë çantat, sepse nuk kanë për ta bërë.

Ata do të jenë gjithmonë në gatishmëri, por asnjëherë nuk do të pranojnë t’ju mbajnë çantat e pazareve. Kështu që më mirë mos i pyesni.

Mesa duket tani nuk janë dhe aq misterioze sa mendonim./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit