12.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Zhurmat dhe nënçmimet si mashë goditëse në duartë e gardianëve të “modernitetit”

Më të lexuarat

Një kategori që sot pushtojnë skenat, dominojnë në debate, dhe shtërngohen fuqishëm në karriget luksoze, gjithandej nëpër studiot famoze televizive janë ata që duken të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për t’u ndëgjuar vetëm zëri i tyre. E kanë gjetur vetën mirë, aty ku janë, në mesin e turmave të “dishepujve “ të tyre, pranë mikrofonit dhe gjithnjë në foltore. Janë të pakompromisë në monopolizim të fjalës, dhe kë do tjetër e shohin si vogëlsirë që s’duhet lënë ta thotë të tijën. Këta njerëz kanë aset kolosal të tyre zhurmën por edhe “ gjuhën e gjatë” dhe të folurit e pandalshëm. Janë “oratorë” e të zhurmshëm, edhe në qoftë se ato që i flasin janë thjesht kotësira. E, kush mundi që të flasë shumë dhe pandalë, e të mos thotë kotësira!? Askush!
Po tjetër, çfarë mjeshtrie kanë ata!? Kaq!. Asgjë më shumë!. Tek e fundit, kjo, të tillëve po u mjafton për të mbetur gjallë, për të luftuar për një qindarkë, për të mbijetuar e për të triumfuar në betejën e egër të konkurrencës së (pa)vlerave, duke përdorur armën e fushqishme tejkohore- fjalën.
Mjerë fjala kush po fiton prej saj, e mjerë ajo kush lirinë e saj na ka mbetur ta mbrojë!

Hoxhë Driton Arifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit