11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zgjedhjet në Francë: Socialistët kryesojnë

Më të lexuarat

– Partia Socialiste dhe aleatët e tyre të Gjelbrit duket se janë fituesit e raundit të parë të zgjedhjeve të përgjithshme për Asamblenë Kombëtare, dhomën e ulët të parlamentit francez, njoftoi agjencia franceze e lajmeve France Press.

Sipas të dhënave të para, mbështetja për të majtën kryesore shkon deri në 40%, përkatësisht 283 deri në 329 ulëse në parlament, ndërkohë që partia e ish-presidentit Nicolas Sarkozy ka siguruar rreth 35% të votave, që do të thotë 210 deri në 263 vende në parlament.

Të dhënat zyrtare të ministrisë së Brendshme konfirmojnë një pjesëmarrje në raundin e parë prej rreth 60%, të 46 milionë francezëve me të drejtë vote, të cilët sot dhe javën e ardhshme zgjedhin 577 anëtarët e Asamblesë Kombëtare.

Dy partitë kryesore: socialistët dhe konservatorët kanë sipas exit-poleve pak a shumë të njëjtin rezultat.

Një shifër të konsiderueshme prej afro 18% duket se ka siguruar edhe ekstremi i djathtë i Marine Le Pen, ndërkohë që pjesën e mbetur kryesisht e kanë fituar forca të tjera të majta.

Pas raundit të parë, francezët do të dalin sërish në zgjedhje pas një jave, më 17 qershor. Megjithë shumicën fituar në raundin e parë, socialistët e Hollande nuk dihet nëse do të mund të formojnë koalicion të majtë me shumicë parlamentare./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit