12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Zëvendëskryeministri rus: Brexit-i e ka bërë Europën më të dobët

Më të lexuarat

Arkady Dvorkovich, zëvendëskryeministër në qeverinë ruse, është i mendimit se Brexit-i ka ndikuar në dobësimin e Europës.

“Vendimi britanik për ta lënë Europën e ka bërë Europën disi më të dobët. I tërë procesi i largimit nga Europa është i vështirë dhe krijon më tepër pasiguri,” ka thënë ai.

“Politikat e forta e bëjnë Europën vërtet aktor të madh në panoramën ndërkombëtare, dhe vende më vete nuk mund të ndikojnë në politikën ndërkombëtare në të njëjtën mënyrë që mund të ndikojë një Europë e bashkuar.”

Lidhur me Rusinë, zëvendëskryeministri ka thënë se për vendin e tij është e rëndësishme që Europa të jetë e fortë.

“Për Rusinë ka rëndësi që Europa është e fortë; ne nuk duam partnerë të dobët. Ne kemi nevojë për partnerë të fuqishëm, për të bërë përpara dhe për të siguruar të ardhme më të mirë për rusët dhe europianët.”

Duke folur për BBC Newsnight, Arkady Dvorkovich i ka hedhur poshtë pretendimet se presidenti Putin e ka dashur Brexit-in për të dobësuar BE-në.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi ndonjë mendim të veçantë nëse Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë në Europë apo ta lërë atë. Kjo është një çështje sovrane e Britanisë. Rusia nuk është aktor në këtë lojë.” /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit