11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Yıldırım paralajmëron reagim të ashpër ndaj sulmit ajror ku u vranë ushtarët turq

Më të lexuarat

“Këto dhe sulme të ngjashme ngado që të vijnë nuk do të pakësojnë kurrë vendosmërinë e forcave tona të armatosura dhe të Turqisë në çështjen e luftës kundër terrorizmit” theksoi Yıldırım

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një fjalim të mbajtur në rezidencën Çankaya me rastin e programit për Ditën e Mësuesve, në lidhje me votimin për Turqinë në Parlamentin Evropian, është shprehur se “Evropa është në një kontradiktë të plotë teksa në njërën anë shprehet se ‘Turqia është e domosdoshme për sigurinë‘ dhe në anën tjetër merr vendime me arsye të kota. Presim kryesisht që liderët e vendeve anëtare të BE-së të reagojnë përballë kësaj pikëpamjeje jo vizionare”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky vendim (rezolutë) nga pikëpamja jonë nuk ka asnjë rëndësi. Edhe marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian nuk janë shumë të ngushta, janë marrëdhënie qe ecin me gjysmë zemre. Por Evropa duhet të kuptojë një gjë; Që vizionin e të ardhmes së Evropës do ta formësojë bashkë me Turqinë apo do ta formësojë pa Turqinë, ajo për këtë duhet të vendosë.”

Ai ka deklaruar më tej se perspektiva e Turqisë për të gjithë fëmijët është një dhe e njëjtë. “Çdo fëmijë i këtij vendi të bukur për ne është një amanet i shenjtë. Ne nuk e kemi luksin të humbin asnjë prej bijve të këtij vendi. Ne po punojmë me të gjithë fuqinë tonë për të siguruar mundësinë e barazisë në arsim. Duke i mbrojtur fëmijët e këtij vendi, se nuk do të sakrifikojmë kurrë asnjërin prej tyre as tek separatistët dhe as tek FETO. Kurrë nuk do t‘ia lejojmë këtë atyre”, ka deklaruar më tej Yıldırım.

Ai gjithashtu duke theksuar se që nga viti 2002 investimi më i madh është kryer në fushën e arsimit është shprehur se “Mund të ndërtoni ndërtesa, fabrika, ura dhe mund të kryeni investime të ndryshme, por jetëgjatësia e këtyre është e përkufizuar me 30, 40 apo 50 vite. Por nëse bëni investime tek njeriu, këto trashëgohen përgjithmonë nga brezi në brez”.

Ndërsa në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit ku tre ushtarë ranë dëshmorë si pasojë e një sulmi ajror Yıldırım ka deklaruar se “Këto dhe sulme të ngjashme ngado që të vijnë nuk do të pakësojnë kurrë vendosmërinë e forcave tona të armatosura dhe të Turqisë në çështjen e luftës kundër terrorizmit”.

“Duket qartë se në rajon dikush nuk ka qenë i kënaqur, dhe nuk janë të kënaqur për këtë luftë që Turqia kryen kundër DEASH-it. Por sigurisht që këto sulme nuk do të mbesin pa përgjigje” ka shtuar ndër të tjera Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit