14.6 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Vritet një palestinez nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Saddam Beni Avde 26-vjeç humbi jetën kur forcat izraelite hapën zjarr me plumba të vërtetë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë njoftuan se forcat izraelite bastisën qytetin Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar për të arrestuar disa palestinezë.

Gjithashtu thuhet se forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës kundër të rinjve që kundërshtuan bastisjen dhe të rinjtë u përgjigjën duke hedhur gurë ndaj ushtarëve.

Dëshmitarët okularë thanë se Beni Avde u plagos nga plumbat e vërtetë gjatë kësaj përleshjeje dhe u dërgua në Spitalin Shtetëror Turk në Tubas.

Sipas informacioneve të marra nga burime të Spitalit Shtetëror Turk Tubas, Beni Avde është dërguar në spital për shkak të plumbit që e ka qëlluar në zemër. Me gjithë ndërhyrjet, i riu palestinez nuk arriti të mbijetojë.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendra paraburgimi për ditë të tëra pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit