Vandalët vrasin 500 mijë bletë në SHBA

Më të lexuarat

Dhjetëra koshere bletësh janë shkatërruar nga një sulm vandalësh në Iowa. “Të paktën 500,000 bletë kanë ngordhur”, thonë pronarët e biznesit të mjaltit.

Të gjitha kosheret e tyre janë hedhur përtokë dhe bletët vdiqën pasi nuk ishin në gjendje të mbijetonin në temperaturat e acarta.

Pronarët e Ëild Hill Honey në Sioux Falls, Ioëa, gjetën biznesin e tyre të mjaltit në një gjendje të tmerrshme të enjten.

“Ne shkuam për të pastruar borën nga kosheret tona në anën perëndimore pranë Ëoodbury Heights dhe i gjetëm të shkatërruara plotësisht kosheret”, shkruajnë pronarët në një postim në Facebook.

Të 50 kosheret janë shkatërruar, duke vrarë qindra mijëra bletë, thanë ata.

Justin Engelhardt, një nga pronarët, i tha AP se dëmi i vlerësuar kap shifrën e 60 mijë dollarëve.

Temperaturat e acarta janë vdekjeprurëse për bletët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit