16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Ushtria e Mianmarit dhunë ekstreme ndaj muslimanëve të Arakanit”

Më të lexuarat

Një hulumtimi i realizuar nga qeveria amerikane ka konstatuar edhe njëherë se ushtria e Mianmarit në mënyrë të koordinuar zhvillon një “fushatë persekutimi” dhe se ka në objektiv pa dallim muslimanët e Arakanit.

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij tërhoqi vëmendjen për faktin se ushtria e Mianmarit ka përdorur dhunë ekstreme ndaj muslimanëve të Arakanit. Ky raport është i përgatitur në bazë të intervistave me mbi një mijë refugjatë muslimanë të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh duke shpëtuar nga dhuna në Mianmar gjatë dy viteve të fundit.

Sipas raportit prej 20 faqesh, shumica e muslimanëve të Arakanit të intervistuar në kuadrin e hulumtimit treguan ushtrinë si autor të 84 për qind të vrasjeve dhe dhunës ku ata kanë qenë dëshmitarë.

Refugjatët, kanë theksuar se forcat e sigurisë si Mianmarit kanë përdorur zjarrhedhëse dhe armë që nxjerrin zjarr për të vrarë, plagosur muslimanët e Arakanit dhe për të djegur shtëpitë e tyre.

Muslimanët e Arakanit ngjarjet e dhunës që kanë përjetuar i kanë renditur si përdhunim, djegien e Kuranit, prerjen e kokës ose gjymtyrëve të tjera të njerëzve, rrahjen dhe vrasjen e foshnjave dhe fëmijëve, si dhe sulmet e ushtarëve ndaj grave gjatë lindjes ose pas lindjes si dhe ndaj foshnjave të tyre.

“Hulumtimi ka konstatuar se dhuna në rajonin Arakan ka për qëllim terrorizimin e popullit nëpërmjet dhunës ekstreme dhe në shkallë të gjerë e të përhapur si dhe dëbimin e njerëzve nga territoret e tyre”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në disa rajone, autorët e krimit përdorën taktikat si djegien e banorëve duke i mbyllur nëpër shtëpi, fundosjen e anijeve me muslimanët e Arakanit që largoheshin, thuhet në raportin ku bëhet e ditur se “Fushëveprimi dhe shkalla e operacioneve ushtarake, tregojnë se ato janë të planifikuara mirë dhe të koordinuara”.

Në raport theksohet se pamjet satelitore kanë treguar se në periudhën pas dy muajve nga rinisja e ngjarjeve të dhunshme në muajin gusht në Arakan janë djegur më shumë se 38 mijë shtëpi.

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley, në një seancë të mbajtur muajin e kaluar për Arakanin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kishte paralajmëruar se “Tashmë bota nuk mund të injorojë realitetin e dhimbshëm në Mianmar. Duhet të flitet, se muslimanët e Arakanit janë përballur me spastrim etnik dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet”.

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Sipas OKB-së, që nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 700 mijë refugjatë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, mbetën të detyruar të largohen nga Arakani në Bangladesh pasi forcat e Mianmarit nisën persekutimin e komunitetit pakicë musliman. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë provuar nëpërmjet imazheve satelitore se qindra fshatra janë shkatërruar.

Marrëveshja e nënshkruar midis qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e qytetarëve të Arakanit në territorin e tyre mbetet në praktikë e paefektshme pasi nuk është e mundur të dokumentohet gjendja e të zhvendosurve.

Organizatat ndërkombëtare dhe të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Qeveria e Mianmarit e cila kufizon në masë të madhe hyrjen e organizatave të ndihmave dhe mediave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, deri më sot nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë në lidhje me rikthimin e muslimanëve të Arakanit.

Organizatat e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se rikthimi i muslimanëve të Arakanit në Mianmar pa ofruar mjedisin e sigurt do të çojë në një fushatë të re spastrimi etnik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit