Thotë shejhu Ebu Islam Salih Taha – Allahu e mëshiroftë:
«Një ditë prej ditëve e fala sabahun në xhaminë time, pastaj shkova në shtëpinë e shejhut Muhammad Nasiruddin Albani (Allahu e mëshiroftë) dhe e gjeta në bibliotekën e tij si zakonisht. Pasi që shejhu mbaroi së përgjigjuri në pyetjet e mia, i thashë: O shejhu ynë, dua prej teje një këshillë të veçantë për mua.
Shejhu tha: Të këshilloj me atë me të cilën e kam këshilluar veten time; unë i kam vënë vetes tri gjëra:
Çështja e parë: të veproj me atë që di, brenda kufijve të mundësisë sime.
Çështja e dytë: të mos lakmoj atë që gjendet në duart e njerëzve.
Çështja e tretë: të mos them një fjalë për të cilën do të kërkoj falje nesër.»
Libri “Jeta e të Lumturve”, f. 22
Allahu e mëshiroftë shejhun Salih dhe e mëshiroftë shejhun e tij, imam Albanin, dhe na bashkoftë me ta në kopshtet e amshimit, me profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe të drejtët; e sa shoqërues të mirë janë ata.
