20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Turqia uron kongresistet e para muslimane në SHBA

Më të lexuarat

Çavuşoğlu përmes një postimi në rrjetin social Twitter uroi dy anëtaret e para muslimane të Kongresit, Ilhan Omar me origjinë nga Somalia, dhe Rashida Tlaib me origjinë nga Palestina

 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, uroi dy muslimanet e para të sapozgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu përmes një postimi në rrjetin social Twitter uroi dy anëtaret e para muslimane të Kongresit, Ilhan Omar me origjinë nga Somalia, dhe Rashida Tlaib me origjinë nga Palestina.

“Urime për Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib që u zgjodhën në Kongresin Amerikan. Kjo është një arritje e madhe për amerikanët muslimanë”, ka thënë kryediplomati turk.

Omar nga Minnesota dhe Tlaib nga Michigan bënë histori të martën duke u bërë kongresistet e para muslimane në SHBA, në zgjedhjet e mesmandatit në të cilat garuan më së shumti muslimanë që nga viti 2000.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit