9.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Turkes: Sulmi me armë kimike, tregues i egërsisë së Asadit

Më të lexuarat

“Vërtetë bëhet fjalë për egërsi, barbarizëm. Kjo më nuk mund të quhet as luftë, kjo është më keq. Civilët masakrohen duke u përdorur armët kimike”

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Tugrul Turkes, deklaroi sot në Ankara se sulmi me armë kimike në Idlib të Sirisë në të cilin u vranë më shumë se 100 civilë, shumica fëmijë, është tregues i egërsisë së Bashar al-Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vërtetë bëhet fjalë për egërsi, barbarizëm. Kjo më nuk mund të quhet as luftë, kjo është më keq. Civilët masakrohen duke u përdorur armët kimike. Pikë. E dyta, arsyetimet dhe mbrojtja lidhur me këtë janë të mangëta dhe të pamjaftueshme”, tha Turkes, i ftuar në panelin editorial të AA-së.

Ai kujtoi qëndrimin e Turqisë lidhur me regjimin e Bashar al-Asadit në Siri, i cili nga fillimi ka mbetur i pandryshuar, në raport me atë se Asadi nuk mund të qëndrojë në pushtet.

Turkes tha se sulmet me armë kimike në Idlib i kanë bërë pjesëtarët e regjimit të Asadit. “Për fat të keq, janë sulmuar civilët. Kryesisht kanë pësuar gratë dhe fëmijët”, tha Turkes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit