20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Turbulencat dëmtojnë aeroplanin Prishtinë-Bazel, lëndohen 10 persona

Më të lexuarat

10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Siç raporton albinfo, incidentin e ka konfirmuar për 20 minute zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë ka aterruar në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Ajo nuk ka mundur të tregoje për shkaqet e prishjes së aeroplanit.

Ndërsa një lexues ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit