22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Trump thotë se takimi me Kimin është në “bërje e sipër”, përkundër shqetësimeve

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkruar në Twitter se një marrëveshje me Korenë Veriore është shumë afër të arrihet, një ditë pasi u zbulua një pajtim për t’u takuar me liderin koreano-verior, Kim Jong-un.

Koreja Veriore në anën tjetër ende nuk ka lëshuar një deklaratë.

Më herët, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi nuk do të bëhet nëse Pyongyang nuk ndërmerr paraprakisht disa veprime konkrete.

Mediat në SHBA kanë njoftuar se Trump ka vendosur ta takojë Kimin pa u konsultuar fare me njerëzit e administratës së tij.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Rex Tillerson, ishte në udhëtimin e tij të parë në Afrikë kur njoftimi për takimin u dha.

“Këtë vendim presidenti e ka marrë vet”, ka thënë Tillerson, në një konferencë për media në Djibouti.

“Kam biseduar shumë herët në mëngjes me të për vendimin dhe kemi pasur një bashkëbisedim shumë të mirë”./klankosova

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit