14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Trump përjashton BBC e CNN nga konferenca

Më të lexuarat

Rrjetet BBC e CNN, si dhe The New York Times e të tjera media, u përjashtuan nga një mbledhje me sekretarin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, pa asnjë arsye.

Ky ndalim erdhi vetëm pak orë pasi presidenti Donald Trump sulmoi sërish median në një fjalim, duke u shprehur se “lajmet e rreme” janë “armiku i njerëzve”.

Ndërkohë që më parë, presidenti kishte veçuar CNN dhe The New York Times për shkak të kritikave të tyre. Raportimet më të fundit që pretendojnë se ndihmësit e fushatës së tij kishin kontakte me zyrtarë të inteligjencës ruse, duket se e kanë zemëruar presidentin Trump.

Ndër të paktat media që u lejuan në zyrën e zotritt Spicer përfshinin ABC, Fox News, Breitbart News, Retuers dhe The Washington Times.

I pyetur se përse disa media ishin përjashtuar, sekretari Spicer u shpreh se ky kishte qenë vendimi i tij. Ai gjithashtu paralajmëroi se Shtëpia e Bardhë do të sulmonte ashpër të ashtu-quajturat fakte të rreme që raportohen në lajme.

Nisur nga ky veprim i paprecedent i Shtëpisë së Bardhë, media si The Associated Press, USA Today dhe revista Time refuzuan të m

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit