Tragjeditë e Harruara: Gjenocidi ndaj Popujve Indigjenë

Më të lexuarat

Kjo fotografi tregon një vajzë  indiane, autoktone ne token e saj duke qarë në Konferencën e Gjenevës të vitit 1988, gjatë një diskutimi rreth sterilizimit të mijëra grave indiane vendase nga administrata amerikane pa dijeninë e tyre. Kjo ishte pjesë e një plani për të ulur shkallën e lindjeve të tyre dhe për të eliminuar më pas ekzistencën e tyre.
Kjo nuk ishte e vetmja tragjedi me të cilën u përballën; historia regjistron krime të tmerrshme.

Kolonët britanikë “ u dhuruan”  batanije banoreve  vendas si një gjest në dukje paqësor, por kjo fshihte një komplot të lig. Këto batanije ishin të kontaminuara me virusin vdekjeprurës të lisë, duke çuar në një epidemi të përhapur që vrau miliona. Historianët e konsiderojnë këtë luftën e parë biologjike të njohur për njerëzimin.

Por nuk u ndal këtu. Autoritetet zhvilluan një luftë sistematike urie, duke vrarë sistematikisht tufa bizonësh – burimi kryesor i ushqimit dhe veshjeve për amerikanët vendas – për të siguruar vdekjen e indianeve nga uria ose dorëzimin e tyre.

Të dhënat historike të dokumentuara tregojnë se viktimat e këtij gjenocidi gjatë shekujve tejkaluan 100 milionë njerëz, një shifër e tmerrshme që pasqyron madhësinë e tragjedisë që u ndodhi të gjithë popullatave. Shifrat e verteta mund të jenë shumë më të mëdha, të varrosura thellë brenda mureve të harruara të historisë.

Perkth: Myrvete Allmeta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit