11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Tërmeti i fuqishëm në brigjet e Egjeut shkakton 2 viktima, një turk dhe një grek

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë njoftoi të premten se një qytetar turk ka humbur jetën në ishullin grek të Kosit si pasojë e tërmetit në ujërat e Egjeut…

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë njoftoi të premten se një qytetar turk ka humbur jetën në ishullin grek të Kosit si pasojë e tërmetit në ujërat e Egjeut.

“Një qytetar i Republikës së Turqisë ka gjetur vdekjen (…), ndërkohë që në zonë ka mbërritur një traget i dërguar për evakuimin e 200 qytetarëve të tjerë turq, nga të cilët 120 janë të plagosur dhe 1 në gjendje të rëndë”, thuhet në komunikatën e MPJ në Ankara.

Komunikata njofton gjithashtu se tërmeti ka shkaktuar shembjen e minares së Xhamisë së Defterdarit, e cila ndodhet në sheshin qendror të Kosit, si dhe dëmtimin e kubesë së çezmës përballë objektit të kultit.

“Qytetarët, që duan të informohen rreth të afërmve të tyre, mund të kontaktojnë 24 orë me Qendrën e Thirrjeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes numrit 0312-292 29 29”, nënvizohet gjithashtu në këtë njoftim.

Një tërmet me amplitudë instrumentale 6,6 ballë tronditi të premten brigjet turke dhe greke të Egjeut rreth orës lokale 01.31.

Lëkundjet s’kanë shkaktuar viktima dhe as dëme materiale në territoret turke, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për palën greke.

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën në ishullin grek të Kosit.

Sipas autoriteteve greke, jetën e kanë humbur një turist nga Suedia dhe një nga Turqia. Mediat lokale kanë raportuar se janë plagosur më shumë se 200 persona.

Prefektja e provincës Mugla në Turqi, Esengul Civelek, bëri me dije se në këtë zonë nuk ka as viktima dhe as dëme materiale.

Tërmeti u regjistrua në 7,8 km thellësi të detit, saktësoi Departamenti i Kryeministrisë së Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Zyrtarja Civelek theksoi se banorët e kaluan natën jashtë nga frika dhe paniku, ndërsa konfirmoi se në qytetin turk është formuar shtabi i krizës.

Sipas Observatorit Kandilli të Stambollit, magnituda e tërmetit ishte 6,6 ballë të shkallës Rihter dhe ai është shoqëruar me mbi 40 paslëkundje të tjera të fuqishme nga 3 deri në 4,6 ballë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit