13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Tensionet e pritshme në Al Aksa, Erdogan bisedë me Mahmud Abaz

Më të lexuarat

Situata e tensionuar së fundi në Al Aksa në Jerusalem, ka detyruar presidetentin turk, Erdogan që të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij palestinez Mahmud Abaz.

Mësohet që mes tyre të jetë folur mbi situatën delikate në vendin e shenjtë, ku forcat izraelite kanë vendisur që të ndalojnë muslimanët të futen aty, ndërkohë që shkuan deri tek arrestimi i muftiut të Jerusalemit.

Gjithçka ndodhi pas nja incidenti me armë një javë më parë. Sipas asaj çfarë është shprehur Erdogan, veprimet e Izraelit që kufizojnë hyrjen e besimtarëve në Al Aksa janë të papranueshme dhe se ruajtja e karakterit islam dhe shenjtërisë së Jerusalemit dhe Al Aksa-së është e rëndësishme për gjithë botën muslimane.

Pas incidentit ku u vranë dy policë izraelitë dhe tre paletinezë, autoritetet thanë se mbyllja e kompleksit ishte e nevojshme për të kryer kontrolle sigurie. Më pas të dielën u rihap, por me detektorë në hyrje, duke nxitur bojkotin palestinez mbi përpjekjet e pretenduara izraelite për të zgjeruar kontrollin e tyre mbi pjesën e ndjeshme të zonës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit