20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Të tjerët për Islamin – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Të tjerët për Islamin

Islamin nuk e bën të mrekullueshëm për ne si muslimanë vetëm ajo pjesë që Perëndimi pëlqeu dhe mori prej tij, duke e bërë atë që është sot, dashurinë e tij për dijen dhe arritjet e civilizimit të tij, por mbi të gjitha e vërteta ekskluzive e Zotit që ai solli për ne, të cilin Perëndimi vazhdon ta refuzojë.

Islami para se të jetë një fe dijedashëse, tolerante, nxitëse e qytetërimit dhe zhvillimit njerëzor, një ekuilibër natyral mes shpirtit dhe materies, mbi të gjitha është mesazhi përfundimtar i Krijuesit për ta njohur dhe adhuruar Atë. Mrekullia më e madhe e Islamit nuk është ai qytetërim brilant që ai krijoi mes lindjes dhe perëndimit, por rruga që ai hapi për ne si njerëz drejt takimit me Krijuesin.

Nëse ne do të admirojmë nga Islami vetëm atë që Perëndimi joislam admiron prej tij, do të biem në të njëjtat pozita afetare të tij. Mund të ekzistojë një qytetërim Perëndimor pa Islam, por nuk mund të ekzistojë një qytetërim musliman pa Islam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit