6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Të sulmosh Ramën në më të mirën e qeverisjes së tij

Më të lexuarat

Për diplomatin pranë Metës: ç’është të jesh “vasal i Erdoganit”?

Do mjaftonte fakti që është rreshtuar me Ilir Metën për të mos e marrë seriozisht diplomatin Agim Nesho, ndër ata që personazhe publikë te debatit politik që ka talentin e veçantë për të mos thënë ndonjë gjë të mençur, aq më pak në diplomaci, fushën e tij.

Së fundi, në një sqarim publik mbi arsyet se pse iu bashkua Metës, Partisë së Lirisë, ai vulos anektodizmin e vet si talent kryesor në ditirambet për ish-presidentin(Heronjtë e Ilir Metës janë luftëtarët e lirisë si Mujo Ulqinaku, Vojo Kushi….).

Nuk është më pak anektodik dhe në kritikat mbi qeverisjen, ku në fjalorin e varfër dhe skematik mbi të, shton dhe faktin se Rama na qenka vasal i Erdoganit. “Rama e personalizoi këtë politikë për protagonizëm dhe e vuri veten në pozicionin e vasalit të Erdoganit…”. thotë ai.

E zëmë se është vasal, vasal për çfarë? Në ka një gjë që nuk duhet t’i diskutohet Ramës në qeverisjen e tij krejt të diskutueshme, është forcimi i partneritetit të Shqipërisë me Turqinë, produkt i lidhjeve të tij patjetër dhe personale me atë që të gjithë liderët botërorë sot duan të kenë mirë: Rexhep Tajjip Edogan. Nëse Nesho është vërtet diplomat, veç këtë punën e “vasalit ndaj Erdoganit” s’duhej ta kish thënë.

Në riformatimin e rendit botëror sot, ta kesh mirë me Erdoganin do të thotë “te jesh në anën e duhur të historisë”. Vlen kjo dhe për fuqi botërore sot. Turqia ka qenë e është strumbullari i botës në kuptim të rëndësisë strategjike në çdo zhvillim global. Nuk po ndalemi te fakti se pas çdo nevoje apo emergjencë shqiptare është pas Turqia si zgjidhëse, as te ajo se në një botë gati në flakë, ti ndihesh i sigurt deri diku se ke për mbrojtës Turqinë. Po ndalemi te ajo që në rikthimin e Turqisë si fuqi botërore, ti je nën sqetullat e saj pa qenë nevoja të prishesh me Perëndimin si pozicionim gjeostrategjik.

Në kushtet ku ndodhet bota sot, nëse Shqipëria do kish patur tjetër qeverisje, tjetër kryeministër, lipsej që ai gjënë më të mençur që do bënte do ishte të lidhej dhe më fort me Turqinë. Është një këshillë që veç nuhatjes së tij, Rama e ka marrë dhe nga një perëndimor klasik si Tony Bler.

Por Nesho, qyshse është rreshtuar krah Metës, ia ka mpirë vetes dhe të menduarit inteligjent, aq më shumë në diplomaci. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit