15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Sulm ndaj një xhamie në Bullgari

Më të lexuarat

“Sulmi është realizuar nga një person me kombësi siriane, i cili mendohet se ka hyrë në Bullgari nëpërmjet rrugëve ilegale”

SOFJE (AA) – Xhamia Banya Bashi, e cila është xhamia e vetme në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje, dhe e cila është trashëgimi e perandorisë Osmane, është dëmtuar nga një person me çrregullime mendore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, myftiu rajonal i Sofjes, Mustafa Izbishtali, thotë se sulmi është realizuar nga një person me kombësi siriane, i cili mendohet se ka hyrë në Bullgari nëpërmjet rrugëve ilegale. Izbishtali thekson se sulmuesi ka hyrë në xhami në orët e mesnatës duke thyer dy xhama të xhamisë dhe se ka shkaktuar edhe disa dëme të tjera materiale.

Ai bën të ditur se zyrtarët policorë të cilët ishin duke kaluar afër xhamisë, kanë dëgjuar zhurmë nga xhamia dhe se kanë ndaluar sulmuesin në flagrancë. “Incidenti është tejet i pakëndshëm. Ne e vlerësojmë punën e policisë”, thotë Izbishtali, duke shtuar se këtu nuk bëhet fjalë për një incident të urrejtjes me bazë fetare.

Ai njofton se sulmuesi i cili nuk ka asnjë status legal në Bullgari edhe më parë kishte qëndruar në burg për shkak të një sulmi të ngjashëm dhe se më pas është liruar.

Xhamia edhe më parë ishte sulmuar

Xhamia emri zyrtar i së cilës është xhamia e Qazi Sejfullaf Efendisë dhe e cila mendohet se është ndërtuar në vitin 1566 nga Mimar Sinani, nga populli njihet si xhamia Banya Bashi. Kjo xhami shërben për rreth 80 mijë muslimanë në Sofje, ndërkaq në të kaluarën shumë herë ishte sulmuar nga huliganët.

Në vitin 2006 partneri i koalicionit të kryeministrit Boyko Borisov, lideri i partisë raciste dhe ultranacionaliste ATAKA, Volen Siderov me një grup të përbërë nga deputetët e partisë së tij kishte sulmuar xhematin i cili falte namazin e xhumasë në xhami me gurë dhe me shkopinj. Ky akt nacionalist kishte shkaktuar reagime të shumta, por sulmuesit nuk u dënuan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit