10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të saj – Salih Kabashi

Më të lexuarat

Shestime pas syfyrit

Le të dihet…

Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të saj.

Ata me dijen, elokuencën, retorikën, tolerancën e kulturën e të folurit e të paraqitjes së tyre qëndrojnë shumë më lart se sa shumë profesorë universitetesh.

Më lart se shumica absolute e komentatorëve, opinionistëve e analistëve.

Më lart e më sipëriorë se shumë nga politikanët tanë të mbytur në analfabetizmin e tyre të trishtueshëm.

Po se po, hoxhallarët qëndrojnë shumë më lart edhe se secili anëtar i sotëm i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës!

Ndërsa edhe adhetarisht, sikurse edhe paraardhësit e tyre të lavdishëm, ata qëndrojnë shumë lart krahasuar me krekosësit e shumtë të debateve shterpe e shurdhuese mediatike.

Këto fakte, natyrisht se nuk na gëzojnë. Sepse është tepër e rëndë t’i shohësh kaq përtokë e kaq të mjeruar, por edhe shumë arrogantë ata që në çdo komb e shtet në botë përçojnë e përhapin dije, kulturë e edukatë…

Mund të mos na gëzojnë e mund të xhelozojmë për këtë gjendje, por, siç është thënë qysh moti, të merituarit kija inat, po mos ia ha… hakun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit