9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Siri, sulme ajrore ndaj vendbanimeve

Më të lexuarat

Nga sulmet ajrore mbi vendbanimet në rajonet pranë prefekturave të Idlibit dhe Homsit në veri të Sirisë kanë humbur jetën 13 civilë

IDLIB/HOMS (AA) – Në disa sulme ajrore mbi vendbanimet në rajonet pranë prefekturave të Idlibit dhe Homsit në veri të Sirisë kanë humbur jetën 13 civilë, prej të cilëve shtatë fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mustafa Rashid, zyrtar i mbrojtjes civile në Idlib, për AA njoftoi se një avion luftarak mbrëmë në orën 23:00 ka ndërmarrë sulm me dy bomba fuçi në fshatin Bsankul pranë qytetit Harim që gjendet nën kontrollin e opozitarëve.

Rashid theksoi se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën nëntë civilë, prej të cilëve pesë fëmijë dhe tri gra, duke shtuar se sulmi ka shkaktuar shembjen e shumë shtëpive.

Ai njoftoi edhe për shtatë civilë të plagosur, të cilat janë transferuar në spitalet e improvizuara në rrethinë nga ekipet e mbrojtjes civile.

Nga ana tjetër, një avion tjetër luftarak që theksohet të jetë i regjimit të Bashar al Asadit, ka bombarduar qytetin Telbise në prefekturën e Homsit, që gjendet në pjesën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka siguruar nga zyrtari i spitalit të improvizuar në Telbise, Sami Abu Nad, gjatë bombardimit janë goditur vendbanimet civile, ndërsa jetën kanë humbur katër civilë, prej të cilëve dy fëmijë dhe dy persona të mitur.

Abu Nad informoi se shumë persona të plagosur janë marrë në trajtim mjekësor në spitalet e improvizuara në rrethinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit