16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Simsek: Ekonomia turke rritet më shumë se pritshmëria e institucioneve dhe analistëve

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri përgjegjës për ekonominë, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) tha se ekonomia turke, duke lënë prapa pritshmërinë e shumë institucioneve dhe analistëve, vitin e kaluar është rritur me 7.4%.

 

Zëvendëskryeministri përgjegjës për ekonominë, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) tha se ekonomia turke, duke lënë prapa pritshmërinë e shumë institucioneve dhe analistëve, vitin e kaluar është rritur me 7.4%.

I ndodhur në kryeqytetin Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të “Mbledhjes së Pranverës” së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Mehmet Shimshek u takua me biznesmenët amerikanë dhe liderët e shoqërisë civile në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Organizata e Trashëgimisë Turke.

Zëvendëskryeministri bëri një paraqitje të detajuar për pjesëmarrësit në lidhje me ekonomike turke dhe theksoi se ekonomia turke në vitin 2017-të, duke lënë prapa pritshmërinë e shumë institucioneve dhe analistëve, u rrit me 7,4% duke realizuar kështu rritjen më të shpejtë ekonomike ndërmjet vendeve të G20-ës.

Duke rikujtuar se pritshmëria e qeverisë turke për rritjen ekonomike të vitit 2018-të është në nivelin 5.5% u shpreh se me rritjen e investimeve do të mbështet edhe rritja e të ardhurave në turizmin gjithmonë e një rritje me një kërkesë të fuqishme si të brendshme ashtu edhe të jashtme.

Shimshek shpjegoi se ekonomia turke, që nga viti 2003 e deri më sot ka arritur një rritje mesatare prej 5,7% dhe kjo është pasqyruar tek fuqia blerëse.

“Turqia në 25 vitet e fundit e ka tkurrur me 28% diferencën e të ardhurave vjetore për person me Bashkimin Evropian. Kjo është spikatëse. Nëse Turqia vazhdon të rritet në këtë mënyrë, nga aspekti i të ardhura për person, mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian do të arrihet brenda 14 vjetësh. Kurse diferencën e ardhurave për person me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Turqia e ka reduktuar 20%. Edhe kjo është një performancë e fuqishme” tha Zëvendëskryeministri përgjegjës për ekonominë, Mehmet Shimshek.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit