4.7 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Si të dalloni nëse një person po ju shfrytëzon?

Më të lexuarat

Është një ndjenjë e tmerrshme kur kupton se dikë që e mendojë si mik të mirë është duke ju shfrytëzuar për interesa personale.

Ju dëshironi të besoni me gjithë zemrën tuaj se miqësia juaj është e sinqertë, por disa njerëz do të abuzojnë me mënyrën tuaj të sjelljes.

Këtu janë disa shenja treguese që miku juaj është në të vërtetë duke ju shfrytëzuar:

1. Ata nuk ju ftojnë juve asnjëherë

A të ka rastisur ndonjëherë të shohësh në rrjetet sociale se miqt tuaj kanë shkuar në ndonjë ndejë, por juve nuk ju kanë ftuar edhe pse ju i keni ndihmuar atyre javën e kaluar?
Kjo gjë nuk është në rregull. Kjo do të thotë se ai/ajo e di se ju do t’i ndihmonë gjithmonë kur ata kanë nevojë, por nuk ju konsiderojnë juve si shok të ngushtë.

2. Ata zhduken herë pas here

Sapo ju ndodhë dicka e mire dhe e sukseshme në jëtën tuaj ata shfaqen dhe dëshirojnë që ju të festoni së bashku me ta. Por në momentin kur jeni në kohë të vështira ata nuk kanë kohë ose zhduken përkohësisht më arsyetimin se nuk kanë pasur kohë të ju kontaktojnë.

3. Ata nuk ju ndihmojnë por kanë dëshirë t’i ndihmoni

Ju ka ndodhur ndonjëherë që keni ftuar mikun tuaj të ju ndihmojë në dicka, apo vetëm të flisni për një problem që ju ka ndodhur dhe ata nuk ishin në gjendje të ju ndihmonin madje as me këshilla, por kur është problemi tek ta, dëshirojnë që ju të jeni pjesë e atij problemi dhe në ato momente të tyrë. Kjo do të thotë se ju keni një miqësi të njëanshme.

4. Ata ju mbysin me komplimente

Ju me të vërtet keni nevojë ndonjëherë për komplimente por disa persona i përdorin shumë ato.
Madje shpesh herë ata i përdorin për të kërkuar nga ju ndonjë favor apo nder që ta kryeni për ta.

5. Ata ju kanë dëmtuar disa herë juve

Nëse një mik i juaj ju ka dëmtuar shpesh herë atëherë është koha që të ikni nga ky mik.
Ju ka ndodhur ndonjëherë që ai/ajo ju ka poshtruar para të tjerëve, ka bërë thashetheme për ty apo edhe ka sajuar gjëra kundër teje?. Kjo gjë është e patolerueshme dhe nuk duhet t’i falni asnjëherë nesë ata kanë bërë ndonjë veprim të tillë.

6. Ata flasin pas shpine për ju

Nëse miku juaj flet pas shpine për ju dhe ai nuk është i sinqertë për miqësinë tuaj, është koha që t’i thoni lamtumirë kësaj miqësie.

7. Ata ju tregojnë sekretet për t’ju bërë të ndiheni të afërt

Njerëzit që janë manipulues do të ndajnë informacione në mënyrë që të lidhin. Ju menjëherë ndiheni të lidhur me ta dhe më pas doni të bëni gjëra për ta. Më vonë do të zbulosh se kjo është një taktikë që përdorin me të gjithë – nuk jeni në të vërtetë të veçantë.

8. Gjithmonë ju kërkojnë favore

A posedoni dicka që miku juaj gjithmonë ua kërkon? Përfshirë edhe ato gjërat materiale e personale, por ai nuk vepron njësojë në raport me ju?
Atëherë është koha që t’i ndaloni këto veprime dhe të gjeni shokun që keni interesa të përbashkëta dhe ju rrespekton për atë që jeni dhe jo për atë që keni.

9. Ti nuk e di pse e ke mik

A keni ndonjë gjë të përbashkët më këtë mik që ju lidh, qoftë edhe në mendime e qëndrime.Nëse jo, ky mik nuk është i duhuri për ju.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit