9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Si ta rrespektojë nënën time pas vdekjes së saj?

Më të lexuarat

Pyetje:Si ta rrespektojë nënën time pas vdekjes së saj?

Përgjigje:Transmetohet se njëri e pyeti pejgamberin,- alejhi selam!,- duke i thënë:
O i Dërguari i Allahut, a ka mbet diçka që llogaritet rrespekt ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia ktheu duke i thënë:
” Duaja për prindërit e tu(lutu për ta), kêrkimi i faljes për ta, kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata(qoftë larje borxhi ose ndonjë çështje tjetër), rrespektojë shokët e tyre dhe mbaj lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu(qoftë nga nëna ose baba).”
(Ebu Davudi: 5142, nga hadithi i Ebi Usejid radijAllahu anhu, ndërsa shejh Albani e vlerëson hadithin si daif(të dobët) në librin e tij: ”
Daif ebi Davud: 1101).

Të gjitha këto që u cekën në hadithë janë prej rrespektit ndaj prindërve pas vdekjes së tyre, që t’i mund t’ua bësh atye.

Andaj, të këshilloj që të bësh dua për nënën tënde, kërkoi Allahut ta falë nënën tënde(t’i falë mëkatet), zbatoja amanetet(porositë e legjitimuara nga sheriati islam) që t’i ka lënë nëna, rrespektoja shoqet e saja, mbaj raportet me motrat(tezet) dhe vëllezërit e saj(dajallarët) dhe të gjithë të afërmit nga familja e nënës.
Allahu të forcoftë e t’i lehtësoftë çështjet tua, dhe na pranoftë veprat, lutjet ty ,neve dhe çdo muslimani.
Allahu është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalát Muteneuiah: 9/295).

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja:Suad Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit