20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shtinjaku gojëtar

Më të lexuarat

Imam Ahmedi në Musnedin e tij përcjell nga Umer ibn Hatabi se, ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhi salatu ue selam) të thotë:

“Ata nga të cilët frikësohem më shumë për umetin tim, janë të gjithë shtiracakët gjuhë-ditur.” Ndërsa në një transmetim tjetër Imam Ahmedi shton edhe këtë fjali “flet me urtësi dhe vepron me padrejtësi”.

El-Munaui në Fejd el-Kadir duke komentuar këtë hadith thotë:

“Gjuhë-ditur, do të thotë se në gjuhën e tij ka shumë dije, por i paditur në zemër dhe në vepra. Dijen e ka si zanat me të cilën ushqehet; mbahet me madhështi dhe krenohet me këtë dije, i fton njerëzit tek Zoti, por vetë i largohet Atij. I konsideron të shëmtuara mangësitë e të tjerëve, por vetë bën atë që është më e shëmtuar. Njerëzve u shfaqet si adhurues dhe fetar, por fshehtas karshi Zotit të tij bën gjynahe të mëdha, kur vetmohet është ujk me rroba. Ky është ai për të cilin ka paralajmëruar Profeti (alejhi salatu ue selam) këtu, që të ruhesh prej tij, për të të mos rrëmbyer me ëmbëlsinë e gjuhës së tij, e të të mos djegë me zjarrin e paudhësisë së tij, e as të të mos vrasë me ndyrësinë e shpirtit dhe zemrës së tij.”
نسأل الله العفو و العافية

Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit