Një gjykatëse federal nga shteti i Virginias në SHBA ka dhënë vendimin që në Virginia të mos zbatohet ndalesa e udhëtimit e nënshkruar nga Donald Trump ndaj shtatë vendeve muslimane me arsyetimin se është në kundërshtim me Kushtetutën Amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vendimin e Leonie Brinkema, njëra nga gjykatësit në Gjykatën e Distriktit Lindor të Virginias, theksohet se ndalesa e udhëtimit është në kundërshtim me nenin e parë dhe të pestë të Kushtetutës Amerikane dhe shkakton “dëme të pariparueshme” ndaj popullit dhe institucioneve të Virginias.
“Është në dobi publike të pengohen aktivitetet të cilat jonë jokushtetuese”, thuhet më tej në vendimin e gjykatëses.
