15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Shqiptarët t’i kapim për fyti, ciganët për veshi!”

Më të lexuarat

“Duhet të bisedohet me DUI-n që shqiptarët të kapen për fyti që të mos dalin në zgjedhje”, dëgjohet duke thënë Jankullovska.

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev të premten publikoi bombën e shtatë duke nxjerrur në pah materiale për të të cilat tha se dëshmojnë veprimet jo ligjore dhe kundër kushtetuese të pushtetit. Ai publikoi biseda të njerëzve më me influencë të pushtetit, të ministrave kyç dhe personaliteteve të njohura publike.

Në bisedat e publikuara siç tha Zaev, ministrat kyç manipulojnë vota dhe planifikojnë që të parandalojnë vullnetin e qytetarëve në zgjedhje duke shpallur listat zgjedhore të pavlefshme dhe duke urdhëruar që asnjë shqiptar mos të dale të votojë që t’i mundësohet VMRO-së të fitojë zgjedhjet.  

Zoran Zaev ka thënë se ka manipulime zgjedhore të cilat nuk janë shënuar as në suaza botërore, janë shpërndarë letërnjoftime të falsifikuara, janë ndëshkuar biznesmenët, taksistët, bujqit. Ka pasur edhe kërcënime ndaj personave se familjet e tyre do të përfundojnë siç dëgjohet në biseda, në hendek.

Protagoniste kryesore ka qenë edhe këtë herë Jankullovska e përfshirë në më shumë biseda. Jankullovska ka kërkuar të merret lista nga KSHZ-ja që të shihet kush si ka votuar. Ajo  ka thënë se “do ta fitojnë Kumanovën nëse nuk dalin në votime dhe nëse bëjnë marrëveshje me BDI-në”. Kurse në rast se ndodhë e kundërta, ajo tha se do t’i kapë shqiptarët për qafe nëse do të dalin në votime.

Në bisedat që publikoi Zaev, Jankullovska përdor fjalor ofendues për përkatësinë etnike të romëve duke i quajtur ata ciganë, njëkohësisht duke urdhëruar që ata të votojnë për VMRO-në. “Ciganët në Kumanovë i ka nën kontroll Cic. Të kam treguar se në çfarë linje”, ka thënë në një bisedë Jankullovska me një zyrtar të VMRO-së.  

“Duhet të bisedohet me DUI-n që shqiptarët të kapen për fyti që të mos dalin në zgjedhje”, dëgjohet duke thënë Jankullovska. Së fundi Jankullovska tregon se në fushatën parazgjedhore, çka bën VMRO-ja, bën edhe BDI-ja, duke folur për pengim të pjesëmarrjes së njërzve në tubimet parazgjedhore të opozitës. “Edhe DUI është në fushatë. Atë që e bëjmë ne e bën edhe DUI”, thotë Jankullovska.

Më tej Zaevi ka thënë se Gruevski ka bërë shtypje ndaj fermerëve të cilët kanë marrur subvecione duke i kërcënuar që të votojnë për VMRO-në.  Mes bisedave u pa se si Gruevski dhe Jankullovska kanë vendosur në banesa prej 40 metër katrorëve qindra votues nga Pusteci dhe Sveti Nikolla që janë evidentuar dhe kanë votuar në më shumë adresa.

Zaev gjithashtu ka thënë se Gruevski në mënyrë johumane ka manipuluar me rastet sociale. Është biseduar për manipullime me romët dhe për marrje të dokumenteve biometrike të romëvë në Kumanovë si garanci se do të votojnë për VMRO-në.

Nga ana tjetër Ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski është dëgjuar se si jep urdhër për aksion nga DAP për të ndëshkuar biznesmenët. Mile Janakievski sipas bisedave të publikuara nga Zaev, ka dhënë urdhër për aksion në lagjen e turqve, në rrugën e plastikave si dhe për mbyllje të një picerie. Ministri Janakievski sipas bisedave të publikuara, gjithashtu ka kërkuar nga ministri i bujqësisë Lupço Dimovski që të bëhet shtypje e madhe ngaj bujqvëve. Po ashtu sipas një bisedë të publikuar Janakievski porositi një zyrtar që t’i transmetojë dikujt se “do ia verifikojnë listën dhe nëse nuk voton per VMRO-në do ta largojnë nga puna.”

Zaev ka thenë në fund të konferencës për shtyp se do të publikojë gjëra edhe më të tmerrshme në lidhje me manipulimin e votave duke informuar se bomba e rradhës do të publikohet të martën në kohën e njejtë në sallën universale në Shkup.

Shefi i kabinetit të Gruevskit në një bisedë telefonike ka kërkuar që të lëshohet nje emision në televizionin Kanal 5 pa zë dhe me ndërprerje.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se posedon dëshmi edhe për presione dhe manipulime zgjedhore që ka bërë BDI si dhe dëshmi për ndërperjen e regjistrimit.

Edhe këtë rradhë Zaev në fund ka thënë se do të publikojë dëshmi për rastin “Monstra” duke iu përgjigjur gazetarëve se këto materiale do të bëhen të ditura në detale në kohen kur do të publikohen.

“Kur do të japim detale për lëndën në fjalë do të dëgjoni se si ka ecur gjithë puna,” ka thënë Zaev./Gazeta Lajm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit