Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona

Më të lexuarat

Situata më problematike është raportuar në qarqet Durrës dhe Lezhë, ku janë shkaktuar edhe përmbytje.

Orët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ndërkohë raportohet për përmbytje në disa zona dhe probleme në disa akse rrugore.

Situata më problematike është raportuar në qarqet Durrës dhe Lezhë, ku janë shkaktuar edhe përmbytje.

Ndërkohë, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Qarkun e Tiranës, ku janë bllokuar disa akse rrugore.

Në një njoftim nga Prefektura e Qarkut Durrës thuhet se si pasojë e reshjeve të dendura janë krijuar vështirësi serioze në qarkullimin në disa zona.

Në njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë konfirmohet se për shkak të reshjeve të dendura të shiut është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.

Sipas informacionit zyrtar nga Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë, në orët në vazhdim në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive dhe lokalisht shumë intensive. Sipas institutit, në qarqet Lezhë, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit