26.1 C
Pristina
Monday, September 13, 2021

Shpëtoi përgjithmonë 2 ditë para se të vdesë!!

Më të lexuarat



Sapo e varrosëm nënën e vëllait tonë, Bilalit

Ajo ishte serbe e martuar për një boshnjak ashtu siç ka ndodhur jo rrallë në kohën e Jugosllavisë, e kaloi jetën ashtu larg Islamit, djali më i vogël i saj (Bilali) filloi të falet dhe ta praktikojë islamin ashtu siç e kërkon Allahu i madhëruar.
Ishte i lumtur dhe i kënaqur me udhëzimin e tij, mirëpo lumturia e tij zbehej sa herë që mendonte për nënën e tij e cila nuk ishte myslimane dhe shpeshherë edhe kundërshtare e Islamit.
Bilali u thoshte shokëve të tij se nuk e dini ju se çfarë mirësie keni që prindërit i keni myslimanë dhe, nëse nuk e kanë praktikuar Islamin si duhet, të paktën mund të luteni për ta, ndërsa mua po të më vdes nëna në këtë gjendje edhe lutjet për të i kam haram.

Këmbëngulja dhe durimi i Bilalit, sjellja e tij e shkëlqyeshme, dhe lutjet e vazhdueshme e dhanë frytin, dy ditë para se të vdes nëna e Bilalit e deklaron islamin me thënien më të bukur LA ILAHE IL-LA ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH,
Allahu Ekber! Allahu Ekber! Allahu Ekber !
Sa shumë u gëzua Bilali, sa shumë u gëzuam edhe ne që kemi pas mundësi ta njohim pak.

Sot ia falëm namazin e xhenazës duke e lutur Allahun me zemër të thyer po përplot shpresë se Allahu do ta fal dhe do ta bëj prej xhenetlive.

Bilal! Allahu e mëshiroftë nënën tënde dhe ty të themi, të lumtë, jemi krenar me ty, je shembull për rinin tonë, Allahu i shtoftë djemtë si ti!

Hoxhë Hysni Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit