12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Shpërthim në bazën më të madhe amerikane në Afganistan

Më të lexuarat

Të paktën katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në bazën më të madhe ushtarake amerikane në Afganistan, njoftuan sot zyrtarët.

 

NATO-ja konfirmoi shpërthimin në aeroportin e Bagramit në krahinën qendrore Parwanit dhe deklaroi se “mbrojtja dhe ekipet mjekësore po i përgjigjen situatës”.

“Identiteti i të vrarëve apo të plagosurve ende nuk dihet”, tha Haxhi Abdul Shukur Quddusi, shefi i qarkut Bagramit, duke shtuar se “ekipet lokale të vëzhgimit nuk lejohen të hyjnë në bazën ajrore pas sulmit”.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha në Twitter se “grupi ishte përgjegjës për sulmin vetëvrasës dhe se ushtarë të shumtë amerikanë janë vrarë dhe plagosur”, por megjithatë, grupi njihet për pretendime të ekzagjeruara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit