8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Sheqeri, ushqimi vrasës për zemrën

Më të lexuarat

Konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe pijeve të sheqerosura mund të trefishojë rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Megjithatë një tjetër konfirmim për rrezikshëmrinë e sheqerit vjen nga disa studime amerikane të Qendrave për parandalimin dhe kontrollet e sëmundjeve në Atalanta.
Studimi i bërë ëshët botuar në “Jama Internal medicine”, ku është shqyrtuar marrëdhënia midis marrjes së sheqernave dhe vdekjeve kardiovaskulare. U arrit në përfundimin se është e mjaftueshme qoftë një pije e sheqerosur në ditë, për të rritur rrezikun e vdekjes nga sëmundje, që përfshijnë arteriet dhe zemrën.
Sipas studiuesve, ata që marrin një të katërtën e totalit të kalorive nga sheqeri, trefishojnë rrezikun në krahasim me ata që konsumojnë vetëm 10% të kalorive nga sheqeri, e cila është dhe doza maksimale e rekomanduar nga Shëndetësia Botërore.
Pra, duhet t’i eleminoni, ose të paktën të reduktoni konsumimin e ëmbëlsirave dhe pijeve me sheqer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit