18 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia bashkëpunojnë për zhvillimin e armëve hipersonike

Më të lexuarat

Njoftimi erdhi pas një takimi virtual midis Presidentit amerikan, Joe Biden, Kryeministrit australian, Scott Morrison dhe Kryeministrit britanik Boris Johnson, si pjesë e paktit të sapoformuar të sigurisë trepalëshe, AUKUS.

Përveç shtrirjes së paktit në zhvillimin hipersonik, liderët thanë gjithashtu se do të bashkëpunojnë në aftësitë e luftës elektronike e do të nxisin “shkëmbimin e informacionit” dhe “thellimin e bashkëpunimit në inovacionin e mbrojtjes”.

“Këto iniciativa do të shtojnë përpjekjet tona ekzistuese për të thelluar bashkëpunimin mbi aftësitë kibernetike, inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike dhe aftësitë nënujore shtesë”, theksuan udhëheqësit.

“Ndërsa puna jonë përparon në këto dhe aftësi të tjera kritike të mbrojtjes dhe sigurisë, ne do të kërkojmë mundësi për të angazhuar aleatë dhe partnerë të ngushtë”, shtuan ata.

Komunikata ripohoi angazhimin e vendeve për paktin AUKUS dhe për “një Indopaqësor të hapur e të lirë”.

Duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë që shpërtheu më 24 shkurt (2022), njoftimi në fjalë theksoi: “Përballë pushtimit të pajustifikuar dhe të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia, ne riafirmuam angazhimin tonë të palëkundur ndaj të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe një sistemi ndërkombëtar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.”

AUKUS-i u njoftua së bashku me zotimin për t’i siguruar Australisë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore dhe të pajisura me armë konvencionale. Kjo marrëveshje ngjalli zemërimin e Francës, pasi Kanberra të refuzonte një kontratë të mëparshme franceze prej 66 miliardë dollarësh për të ndërtuar një flotë nëndetësesh me fuqi konvencionale.

Mosmarrëveshja që atëherë është sheshuar dhe udhëheqësit kanë thënë se janë “të kënaqur me përparimin në programin trepalësh për Australinë, për të krijuar një aftësi nëndetëse të armatosur konvencionalisht, me energji bërthamore”.

Në përputhje me paktin e sigurisë AUKUS, nënshkruar me Britaninë e Madhe dhe SHBA-në më 15 shtator 2021, Australia ka njoftuar se do të ndërtojë të paktën 8 nëndetëse me energji bërthamore në kantieret detare në Adelaide, kryeqyteti i shtetit të Australisë së Jugut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit