SHBA akuzon regjimin sirian për sulmin kimik

Më të lexuarat

Kryediplomati amerikan tha se është koha e fundit që rusët vërtetë të mendojnë me kujdes për mbështetjen e vazhdueshme që i bëjnë regjimit të Asadit

NEW YORK (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka dënuar mbrëmë sulmin vdekjeprurës kimik në Idlib të Sirisë, për çka ka akuzuar qeverinë e atij shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk ka asnjë dyshim në mendjet tona se regjimi nën lidershipin e Bashar al-Assadit është përgjegjës për sulmin e tmershëm”, tha Tillerson në një konferencë të përbashkët për mediat në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij meksikan Luis Videgaray Caso.

“Ne mendojmë se është koha e fundit që rusët vërtetë të mendojnë me kujdes për mbështetjen e vazhdueshme që i bëjnë regjimit të Asadit”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit