8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sfidat aktuale të muslimanëve shqiptarë – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Duke ndjekur fjalimin e kreut aktual të KMSH-së, me rastin e përkujtimit të 100 vjetorit të Kongresit të këtij institucioni, vura re, në mënyrë të përsëritur, se theksi i sfidave që ai dhe agjenda që ai përfaqëson, qëndron në dy pika:

  1. Ruajtja e harmonisë ndërfetare. Pra, bashkëjetesa dhe toleranca paqësore me besimtarët e feve të tjera që jetojnë në Shqipëri.

Në realitet, e gjithë ndërmarrja gyleniste karshi kësaj sfide ka qenë dhe mbetet një hipokrizi e skajshme që po kthehet në normalitet, ndërkohë që ata nuk janë aspak tolerantë dhe bashkëndarës të drejtimit të KMSH-së me muslimanët e tjerë, që në fakt janë shumicë, karshi atyre që janë pakicë.

  1. Ruajta nga ndikimet e huaja. Pra, nga ndikime joshqiptare, të cilat ekstremizojnë muslimanët në këtë vend, apo prishin harmoninë dhe tolerancën ndërfetare.

Në realitet, kjo konsiston në krijimin dhe edukimin një brezi “të tredhur” hoxhallarësh që “duhet t’i thonë derrit dajë” dhe të përmbushin vizionin e Gylenit për Islamin.

Por edhe si sfida reale, këto sfida për bashkësinë muslimane të Shqipërisë duhet të vijnë pas sfidave identitare, që rrezikojnë ashtu si një shekull më parë ekzistencën fizike, kulturore, sociale dhe politike të muslimanëve në këtë vend. Fakti që gylenistët në krye të KMSH-së kanë si përparësi këto sfida dhe të trajtuara siç e përmendëm më sipër, është provë e qartë dhe e pamohueshme se, agjenda e tyre nuk ka lidhje me ruajtjen e vetë Islamit në këto troje dhe me nevojat akute të bashkësisë më të madhe fetare në vend.

Gylenistët në krye të KMSH-së po përdoren me vetëdije ose jo, si vegla qorre ose jo, nga agjenda anti-islame, apo edhe janë pasojë e pavetëdijshme e bindjes së verbër dhe edukimit që kanë marrë nga pikëpamjet devijante të një njeriu që pretendon të jetë Imami i Universit (imamul kainat)!

Disa nga sfidat tona më parësore:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit