11.9 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Serbët ngrijnë marrëdhëniet me Ivanov

Më të lexuarat

Partia Demokratike Serbe (PDS) në Maqedoni ka bërë të ditur sot se ngrin marrëdhëniet me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Ky qëndrim i serbëve në Maqedoni ka pasuar pas vendimit të presidentit Ivanov për të mos marrë pjesë në ceremoninë e sotme të inaugurimit të presidentit të ri serb, Tomislav Nikoliq.

“Ky vendim i Ivanov nuk është në funksion të përparimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve dhe forcimit të nivelit të lartë të marrëdhënieve. Ky vendim gjithashtu është dyftyrësh karshi pjesëtarëve të komunitetit serb në Maqedoni”, theksohet në komunikatën e kësaj partie, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni.

Në ceremoninë e Nikoliqit merr pjesë vetëm presidenti malazez, Filip Vujanoviq, dhe asnjë nga presidentët e tjerë të rajonit të Ballkanit. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit