11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Sekuestrohen 30 kilogramë substanca narkotike

Më të lexuarat

Policia e Kosovës njoftoi se ka realizuar dy operacione policore, që kanë rezultuar me arrestimin e katër të dyshuarve.

Në kumtesën e Policisë bëhet e ditur se në njërin operacion që është zhvilluar mbrëmë, policia ka konfiskuar mbi 30 kg substanca të dyshuara narkotike dhe ka arrestuar një të dyshuar.

Në rastin tjetër që është realizuar nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar (DKKO) janë arrestuar tre të dyshuar për krim të organizuar dhe kontrabandë me migrantë dhe janë konfiskuar qindra dokumente lidhur me rastin.

Lidhur me këto dy raste dhe për detaje, Policia ka paralajmëruar një konferencë për media në orët e pasdites.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit