17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Scaparrotti: Formimi i ushtrisë në duar të politikanëve kosovarë

Më të lexuarat

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Curtis Scaparrotti, ka thënë që në mënyrë që të ketë siguri në Kosovë, nuk duhet të shkelet Rezoluta 1244 dhe se dialogu duhet të vazhdojë.
Këto komente komandanti i lartë amerikan i bëri gjatë një konference në bazën e KFOR-it në Prishtinë, ndërsa hezitoi të përgjigjej në lidhje me atë se a do të ketë marrëveshje me NATO-n që forcat e FSK-së të kalojnë në veri të vendit.

Sa i përket formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ai tha që kjo mbetet një vendim i politikanëve në Kosovë.

Ndër të tjera Scaparrotti ka theksuar që KFOR-i është vetëm përgjegjësi i tretë në aspektin e sigurisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit