12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Sarkozy akuzohet për marrjen e miliona eurove nga Gaddafi

Më të lexuarat

Nicolas Sarkozy, presidenti i Francës në vitet 2007-2012, dhe një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s në Libi në përkrahje të rebelëve që rrëzuan Gaddafi-n në 2011-tën, është akuzuar për marrje shumash të mëdha nga ky i fundit për financimin e fushatës së tij presidenciale.

Në një intervistë të transmetuar në faqen elektronike investigative Mediapart, një afarist francezo-libanez, Ziad Takieddine, ka treguar se si i ka dorëzuar Sarkozy-t miliona euro nga Gaddafi për të financuar fushatën për presidencën franceze në 2007-n.

I ıntervistuari ka deklaruar se ka dorëzuar te Nicolas Sarkozy dhe te shefi i fushatës së tij, Claude Gueant, tre valixhe ku gjendeshin pesë milionë euro.

Takieddine pretendon se valixhet i janë dhënë nga ish-shefi i shërbimit të fshehtë i regjimit të Gaddafi-t, Abdullah Senussi.

Akuzat vijnë në momentin kur Sarkozy po kërkon të jetë kandidati i konservatorëve në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, e ndërsa të dielën nis raundi i parë i zgjedhjeve paraprake.

Ish-presidenti francez, që kërkon të rikthehet në atë post sërish, i ka mohuar më herët zërat se ai është financuar nga Libia.

Për akuzat nga afaristi francezo-libanez nuk ka ende një reagim nga njerëzit e afërt të ish-presidentit francez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit