21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mirë

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin bullgar Rumen Radev, gjatë punimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid.

Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se “Mbase sot lajmi i mirë”, krahas pamjeve gjatë bashkëbisedimit me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Gjithashtu kryeministri Rama shihet teksa bisedon me Presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe me liderë të vendeve të tjera të NATO-s.

Kujtojmë se gjatë samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, kryeministri Rama u shpreh i ashpër me Bullgarinë e cila i ka vënë veto Maqedonisë së Veriut dhe ka bllokuar procesin e anëtarësimit edhe me Shqipërinë.

Rama tha se një vend i NATO-së, ka marrë peng dy vende të tjera të aleancës, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama gjithashtu pati një përplasje me Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë pas samitit. Bullgaria zyrtare e kritikoi kryeministrin shqiptar duke i treguar të moderoi fjalorin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit