16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rifillojnë luftimet në Ukrainën lindore, vriten shtatë ushtarë ukrainas

Më të lexuarat

Zyrtarë ushtarakë të Ukrainës thonë se nga një ofensivë e separatistëve të mbështetur nga Rusia gjatë dy ditëve të fundit, janë vrarë 7 ushtarë të saj dhe 14 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Oleksandar Motuzyanyk, tha sot se ushtaarët ishin vrarë afër qytetit, Avdijivka, në veri Donjeckut, që është bazë e separatistëve. “Situata në zonën industriale në Avdijivka është sfiduese, pasi armiku vazhdon të sulmoj kundër pozicioneve tona me artileri të rëndë dhe predha”, tha Motuzyanyk.

Nga ana tjetër, separatistët thanë sot se nga të shtënat me predha të trupave të Ukrainës është vrarë një civil dhe janë plagosur tre të tjerë në qytetin, Makijivka, një ditë pasi një luftëtar i tyre ishte vrarë. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit