11.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Rayani Air, kompania e parë ajrore në Malajzi me norma islame, nis fluturimet

Më të lexuarat

E diela ka shënuar fillimin e punës për të parën kompani ajrore në Malajzi që u përmbahet normave islame në veprimtarinë e saj.

Udhëtimi i parë ka nisur nga kryeqyteti malajzian Kuala Lumpur për në ishullin Langkavi.

Mes rregullave të kësaj kompanie ajrore është veshja e personelit. Pjesëtaret muslimane të personelit do duhet të kenë shami koke, ndërsa pjesa tjetër do vishet kujdesshëm e hijshëm.

Ushqimi i shërbyer në avion do jetë i tëri hallall, ndërsa do të jetë plotësisht i ndaluar shërbimi dhe përdorimi i pijeve alkoolike.

Veç ndalimit të përdorimit të mishit të derrit dhe të nënprodukteve të tij, i ndaluar do të jetë dhe përdorimi i mishit të kafshëve që nuk janë therur sipas rregullave islame.

Po ashtu, para nisjes së avionit do thuhen lutje, apo, ndryshe, do bëhen dua.

Drejtori i përgjithshëm i Rayani Air-it, Jaafar Zamhari, do të shprehej se ndjeheshin krenarë që ishin e para kompani ajrore në Malajzi që e kryente veprimtarinë e vet sipas ligjit islam.

Rayani Air i shtohet kështu numrit të paktë të kompanive në botë që u përmbahen normave islame gjatë aktivitetit të tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit