21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Raporti: Muslimanët e Irlandës më të arsimuar se popullata e përgjithshme

Më të lexuarat

Irlanda është një prej përjashtimeve në Europë ku muslimanët kanë përfunduar mesatarisht 11.8 vite shkollim, ose një vit të tërë më shumë se jomuslimanët.

E bën të njohur këtë raporti “Feja dhe arsimimi nëpër botë”, i kryer nga Pew Research Centre, me seli në Uashington.

Niveli relativisht i lartë i arsimit në mesin e muslimanëve në Irlandë, Britani të Madhe, Lituani, Sllovaki, Estoni, në Republikën Çeke dhe Hungari, u atribuohet, sipas raportit, “politikave të emigracionit të favorshme për emigrantët me arsim të lartë”.

Sa për Irlandën, studimi tregon se “bumi ekonomik irlandez në fund të viteve 1990 ka tërhequr emigrantë shumë të aftë nga Pakistani dhe Afrika. Pjesërisht si rezultat i kësaj, muslimanët në Irlandë kanë një mesatare prej 11.8 vjet shkollim, mesatarisht një vit më shumë se jomuslimanët në vend”.

Çmohet se në Irlandë aktualisht jetojnë rreth 70.000 muslimanë, 2000 prej të cilëve janë mjekë.

Gjendja në pjesën tjetër të Europës

Në vendet e tjera europiane, mesatarisht, muslimanët “kanë më pak vite arsimim se jomuslimanët, duke filluar nga një mesatare prej 10.8 vite shkollim në Gjeorgji deri në 5.8 vite në Spanjë, që është shifra më e ulët në të gjithë kontinentin,” duke iu referuar studimit të Qendrës Pew.

Dallimi më i madh është në Gjermani, ku muslimanët kanë mesatarisht 4.2 vite më pak shkollim se jomuslimanët (9.5 vite kundrejt 13.7 viteve).

Në Francë, muslimanët kanë 2.9 vite shkollim më pak se jomuslimanët, ndërsa në Spanjë shifra ishte 3.2 vite më pak. Shumë nga këto vende europiane kishin “një fluks të madh të refugjatëve muslimanë apo të punëtorëve të huaj në dekadat e fundit”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit