22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rama në Berlin: Meritojmë nga BE të njëjtin lojalitet që i kemi dhënë

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e pavarësisë e ka pritur në Berlin të Gjermanisë, në një takim shumë të rëndësishëm me kancerlaren gjermane, Angela Merkel,.

Rama, në fjalimin e tij pas takimit, ka thënë se Shqipëria meriton besimin e Bashkimit Evropian.

Rama pritet në Berlin me ceremoni zyrtare (Video)
“Shqipëria kërkon dhe meriton nga BE të njëjtin lojalitet që i ka shprehur BE-së me politikën e saj të jashtme 100 për qind në përputhje me BE-në dhe ndërmarrjen e saj rajonale”, ka thënë, pos tjerash, Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur mesditën e së hënës në Berlin, i pritur në një ceremoni zyrtare në aeroport.

Menjëherë ai është drejtuar për në zyrat e kancelares gjermane, Angela Merkel, me të cilën pritet të zhvillojë një takim dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, njofton Top Channel.

Fokusi kryesor i bisedimeve, siç thuhet dhe në njoftimin e qeverisë gjermane, do të jenë e ardhmja europiane e Shqipërisë, çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit